FHF: Udhërrëfyesi i Programit të Studimeve 2021
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është krenar të ndajë me ju Udhërrëfyesin e Programit të Studimeve (2021). Ky botim është realizuar nën kujdesin e veçantë të Dekanatit të FHF-së, i cili gjen rastin të falënderojë të gjithë stafin akademik, ndihmësakademik a administrativ të përfshirë në përditësimin e përmbajtjes së udhërrëfyesit dhe të të dhënave, e veçanërisht Profesor Andi Rëmbecin, i cili është marrë me bashkërendimin e materialeve dhe përkujdesjen grafike. Së shpejti, Udhërrëfyesi i Programit të Studimeve do të qarkullojë e do të shpërndahet edhe në formë të shtypur, për t’u ardhur në ndihmë studentëve të ardhshëm dhe studentëve aktualë në FHF.
Leave a Reply