CleanScore finalizon financimin e abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës

Në kuadër të projektit CleanScore (www.cleanscore.al), AADF (www.aadf.orgfinalizoi financimin e një nismë të re nëpërmjet marrëveshjes së abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës.

JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë që të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjital dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

Kjo platformë digjitale i jep mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore dhe iu ofron një qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi në disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim i qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji, botanikë, etj.

JSTOR është një platformë e thjeshtë në përdorim që ndihmon në:

·         kërkime shkencore

·         përmirësimin e kurrikulave mësimore

·         mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare

Për të hyrë në librarinë digjitale JSTOR, ju duhet të ndiqni hapat e më poshtme:

1. Në rastin kur jeni brenda rrjetit të brendshëm të fakultetit, lidhuni me wi-fi-n /internetin e fakultetit: Vizitoni www.jstor.org

2. Jashtë rrjetit të brendshëm të fakultetit (jashtë ambienteve të fakultetit)

·         Instaloni Mozilla Firefox

·         Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga Universiteti i Tiranës (U.T)

·         Hapni me Mozilla Firefox në adresën:

https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline

·         Në faqen Biblioteka Online klikoni linkun e JSTOR – https://www.jstor.org

Në të dyja rastet kur hyni në www.jstor.org në fillim të faqes do të lexojë: Provided by University of Tirana.

Në këtë mënyrë ju mund të aksesoni ose shkarkoni çdo artikull që JSTOR ofron. 


 

Shpërnda lajmin: