FHF: Kategoritë dhe dokumentacioni për kategoritë e veçanta për reduktim 50% nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2020-2021 për ciklin e dytë Master


Dokumentat e nevojëshme sipas kategorive për aplikimin online:

Studentët pasi të pajisjen me të gjitha dokumentat sipas kategorisë ku bejnë pjesë të kryejnë aplikimin në linkun e mëposhtëm. Nuk pranohen aplikime të pjesshme. Para aplikimit duhet të hyni me llogarinë e krijuar nga Universiteti (emer_mbiemer.fhfstudent@unitir.edu.al)


1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Fotokopje të noterizuar të Vërtetimit të K.M.P.V-së ( Komisionit të përcaktimit të verbërisë) ose të Vërtetimit të K.M.C.A.P-së ( Komisionit të caktimit të aftësisë për punë); 3. Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së verbërisë/ paaftësisë që merr studenti, me Nr. Protokolli; 4. Fotokopje e noterizuar e Librezës së Verbërisë/ Fotokopje e noterizuar e statusit të paraplegjikut/ teraplegjikut; 5. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Kopje origjinale ose e noterizuar e Vërtetimit të KMCAP-së ( Komsionit të caktimit të aftësisë për punë) për studentin me prindër me aftësi të kufizuar ( invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik); 3. Vërtetim që lëshon shoqata e invalidëve të punës së rrethit përkatës së bashku me fotokopjen me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës të përfituar sipas statusit të invalidit të punës; 4. Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit; 5. Vërtetim origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e ndihmës sociale që përfiton prindi invalid të protokolluar; 6. Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me invalidin e punës/ invalidin paraplegjik ose tetraplegjik; 7. Fotokopje të kartës së identitetit të studentit;
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Çertifikate familjare; 3. Vërtetim nga Njesia Administrative për trajtim me ndihmë ekonomike nga seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki, ku të cilësohet nr. i dosjes dhe vlera e saj. Ky dokument duhet të jetë i protokolluar, me firmë dhe me vulë; 4. Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit; 3. Çertifikatë vdekjeje e prindit që u është ndarë nga jeta ; 4. Vërtetime që vërtetojnë të ardhurat vjetore të familjes, si më poshtë: -Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që asnjë nga familjarët e studentit (personat mbi 18 vjec) nuk ushtrojnë aktivitet privat; – Vërtetime nëse prindërit apo ndonjë pjesëtar i familjes mbi 18 vjec janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë (nga zyra e punës); -Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (nëse përfitojnë pension ose jo). -Vërtetim nëse familjarët kanë tokë ose pasuri të palujtshme fitimprurëse në pronësi.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Çertifikatë Familjare; 3. Fotokopje e kartës së identitetit; 4. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Çertifikatë Familjare. 3. Vendimin e gjykatës të formës së prerë për humbjen e kujdestarisë prindërore. 4. Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Vërtetimin nga Ministria e Brendshme; 3. Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Vërtetimin nga Ministria përkatëse; 3. Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Formular vetedeklarimi te noterizuar; 3. Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
1. Kerkese per aplikim (kërkesa shkarkohet, plotësohet, firmoset dhe fotografohet dhe ngarkohet në aplikim) 2. Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me prindin të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie; 3. Vërtetimi i statusit të prindit ish të përndjekur / dënuar politik; 4. Dëshmi penaliteti për prindin ish të përndjekur politik ose vërtetim për kohën e dënimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Apliko tani…


Për studentët e ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) Aplikimet do të verifikohen paraprakisht nga specialistët e Fakultetit dhe do të dergohen për verifikim në institucionet përkatëse që kanë lëshuar dokumentacionin dhe do të miratohen në Bordin e Administrimit të UT-së. Studentët që regjistrohen në vitin e parë dhe të viteve të tjera mund t’a dorëzojnë dokumentacionin nga data 25/11/2020 deri në 10/12/2020. Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të kryhet në kutitë postare të vendosura brenda ambienteve të FHF_së. Dokumentacioni të jetë në zarf të mbyllur ku të jetë shkruar sipër zarfit: emri i studentit dhe programi ku studjon. Për studentët që e jetojnë larg dokumentat mund të dergohen edhe nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë. Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2021. SHËNIM: Përfitojnë 50 % ulje të tarifës së shkollimit studentët e Ciklit të Dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) që janë me mesatare 9-10. Studentët e kësaj kategorie nuk duhet të aplikojnë sepse lista e tyre përpilohet nga sekretaria mësimore; Nuk përfitojnë nga ky vendim individët që u takojnë shtesave sociale si më poshtë, të cilët: 1- janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve. 2- Studentët përsëritës.

Shpërnda lajmin: