Njoftim për shtyrjen e Forumit Studentor
Nisur nga Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ku përcaktohet se: “Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë […], deri në një urdhër të dytë”, është bërë e domosdoshme shtyrja e aktivitetit të Forumit Studentor “Universiteti në kohë e pandemisë COVID-19: sfida, problematika, zgjidhje”, që parashikohej të mbahej më 20.11.2020.
Duke i falënderuar për kontributet e tyre njoftojmë referuesit, studentët dhe të interesuarit e tjerë se aktiviteti do të zhvillohet në çastin më të parë që mbajtja e konferencave dhe tubimeve të mos konsiderohet më e ndaluar.
Komiteti organizativ i Forumit Studentor (FHF)
Leave a Reply