Njoftim për personel akademik me kohe te pjesshme në Departamentin e Gjuhës


Bazuar nenit 67 pika 3 dhe pika 4 të Statutit të UT-së, kriteret e përgjithshme per personel akademik me kohe te pjesshme në Departamentin e Gjuhës janë:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë; 
  3. Të kenë përfunduar studimet master shkencor dhe/ose studime të doktoratës në të njëjtën fushë; 
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në modulin “Redaktori” Master Profesional, Viti i dyte.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të zotërojnë tituj akademik “Profesor” ose “Profesor i Asocuar” në Gjuhësi.
  3. Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në   Gjuhësi, si dhe të kenë së paku 3 vite përvojë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade. 
  4. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të vecanta:

  1. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
  2. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  3. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë në fushën në të cilën kërkohet.
  4. Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.

Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në modulin “Bachelor” Sintakse, Gjuhët e huaja. Dega Italisht.

Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në modulin “Bachelor” Morfologji, Gjuhet e huaja. Dega Turqisht.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë
  3. Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, në Gjuhësi si dhe të kenë së paku 3 vite përvojë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade. 
  4. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vende të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të vecanta:

  1. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
  2. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  3. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë në fushën në të cilën kërkohet.
  4. Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listënotash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listënotash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Dëshmi të titujve akademik (fotokopje e noterizuar).
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop.
  7. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  8. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
  9. Fotokopje e mjetit te identifikimit.
  10. Vertetim i qendrës së punës ku punon dhe të pages që merr.

Dokumentet pranohen pranë laborantes në Departamentin e Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 27.10.2020 – 02.11.2020. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.


Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *