Konferencë shkencore ndërkombëtare “Shaban Demiraj, personalitet i gjuhësisë, arsimit dhe i kulturës shqiptare”
Departamenti i Gjuhësisë i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, UT, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Shaban Demiraj, personalitet i gjuhësisë, arsimit dhe i kulturës shqiptare” në datën 30 tetor 2020, në godinën “Liria”.
Konferenca i fillon punimet në orën 09:30 me seancën plenare në të cilën do të mbahen fjala e hapjes dhe fjalët përshëndetëse nga:
- Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, Prof. dr. Shezai Rrokaj
- Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. dr. Artan Hoxha
- Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), Prof. dr. Valter Memisha
- Prof. dr. Bardhyl Demiraj në emër të familjes dhe si studiues i veprës së Prof. Shabanit
Në vazhdim do të shfaqet pjesa I e dokumentarit për prof. Shaban Demirajn.
Konferenca do të vijojë punimet me dy sesionet shkencore ku në secilin prej tyre do të paraqesin studimet e tyre rreth 36 kumtues.
Në fund të konferencës do të jetë rubrika e diskutimeve.
Programin e detajuar e gjeni bashkëngjitur këtij informacioni.
Ju ftojmë të merrni pjesë për të ndjekur këtë konferencë!
Komisioni organizues i konferencës:
Prof. dr. Shezai Rrokaj
Akad. Ethem Likaj
Prof. dr. Seit Mansaku
Prof. dr. Aljula Jubani
Prof. dr. Dhimitri Bello
Prof. dr. Mimoza Gjokutaj
Prof. dr. Kristina Jorgaqi
Prof. dr. Mimoza Kore
Prof. asoc. Anila Çepani
Ftesa e konferences klikoni këtu…
Programi i konferencës klikoni këtu…