Kritere për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme – Departamenti Histori
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme në bazë të nenit 68 pika 3 dhe pika 5 të Statutit të Universitetit të Tiranës:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë;
- Të ketë kryer studimet Master Shkencor ose Doktoraturë në Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose Antropologji;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
Kritere specifike për personelin akademik me kohë të pjesshme në programin Bachelor në Histori për lëndën Greqishte Bizantine
- Të ketë përfunduar studimet në programin Master Shkencor ose Doktoraturë në Histori në sistemin me kohë të plotë brënda ose jashtë vëndit;
- Kandidatët të cilët nuk kanë Doktoraturë duhet të kenë notën mesatare të shkollës së lartë mbi 8;
- Duhet të kenë eksperiencë në mësimdhënie brënda ose jashtë vëndit;
- Prioritet kanë kandidatët të cilët kanë botime shkencore brënda ose jashtë vëndit në fushat përkatëse të studimit;
Kritere specifike për personelin akademik me kohë të pjesshme në programin Bachelor në Histori për lëndën Histori e Kulturës Shqiptare (mesjetë dhe rilindje), Histori e Kulturës Bashkëkohore, Histori Arti;
- Të ketë përfunduar studimet në programin Master Shkencor ose Doktoraturë në Historin Antropologji ose Akademine e Arteve, ose të ketë studime në fushën e arteve në sistemin me kohë të plotë brënda ose jashtë vëndit;
- Kandidatët të cilët nuk kanë Doktoraturë duhet të kenë notën mesatare të shkollës së lartë mbi 8;
- Duhet të kenë eksperiencë në mësimdhënie brënda ose jashtë vëndit;
- Prioritet kanë kandidatët të cilët kanë botime shkencore brënda ose jashtë vëndit në fushat përkatëse të studimit;
Kritere specifike për personelin akademik me kohë të pjesshme në programin Bachelor në Histori për lëndën Organizata Ndërkombëtare
- Të ketë përfunduar studimet Master Shkencor ose Doktoraturë në Mardhënie ose e Drejtë Ndërkombëtare në sistemin me kohë të plotë brënda ose jashtë vëndit;
- Kandidatët të cilët nuk kanë doktoraturë duhet të kenë notën mesatare të shkollës së lartë mbi 7;
- Duhet të kenë eksperiencë në mësimdhënie brënda ose jashtë vëndit;
- Prioritet kanë kandidatët të cilët kanë botime shkencore brënda ose jashtë vëndit në fushat përkatëse të studimit;
Kritere specifike për personelin akademik me kohë të pjesshme në programin Master Profesional në Mësuesi, në lëndën Menaxhim dhe Administrim i Arsimit:
- Të ketë përfunduar studimet në programin “Master Shkencor” dhe “Doktoraturë” në Histori, në sistemin me kohë të plotë brënda ose jashtë vëndit;
- Të kenë notën mesatare të shkollës së lartë mbi 8;
- Duhet të kenë eksperiencë në mësimdhënie brënda ose jashtë vëndit;
- Prioritet kanë kandidatët të cilët kanë botime shkencore brënda ose jashtë vëndit në fushat përkatëse të studimit;
- Prioritet do të kenë kandidatët të cilët kanë eksperiencë pune në administrimin e ciklit të ulët ose të mesëm të studimit;
Kritere specifike për personelin akademik me kohë të pjesshme në programin Master Shkencor Marrëdhënie Ndërkombëtare për Lëndën Politikat e Jashtme dhe të Sigurimit Europian dhe Politikat e Jashtme te Krahasuara:
- Të ketë përfunduar studimet në programin “Master Shkencor” dhe “Doktoratë” në marrëdhënie ndërkombëtare ose histori, në sistemin me kohë të plotë brënda ose jashtë vëndit;
- Duhet të kenë eksperiencë në mësimdhënie brënda ose jashtë vëndit;
- Të kenë botime shkencore brënda ose jashtë vëndit në fushat përkatëse të studimit;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshope, etj.;
- Të paktën dy refenca nga profesorë të fushës përkatëse;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Departamentit të Historisë, FHF, UT. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje. Dosjet do të dorëzohen pranë laborantes së Departamentit të Historisë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 27/10/2020 – 02/11/2020