Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon staf akademik me kohë të pjesshme (asistent lektor)
Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon staf akademik me kohë të pjesshme (asistent lektor) për lëndët si më poshtë:
Lënda: “Hyrje në Arkeologji”:
a) Kritere të përgjithshme:
- Të ketë zotësi për të vepruar;
- Të jenë diplomuar në Master Shkencor në Degën Arkeologji;
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 9 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
- të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore largimit nga puna;
b) Kritere te veçanta:
- Preferohen kandidatët të cilët kanë kryer studime në fushën e Arkeologjisë;
- Të ketë përvojë në fushën e gërmimeve intensive arkeologjike së paku 3 vjet;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.
Lënda: “Sitet arkeologjike shqiptare”:
- Kritere të përgjithshme:
- Të ketë zotësi për të vepruar;
- Të jenë diplomuar në Master Shkencor në Degën Arkeologji;
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 9 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore largimit nga puna;
b) Kritere te veçanta:
- Preferohen kandidatët të cilët kanë kryer studime në fushën e Arkeologjisë;
- Të ketë eksperiencë terreni që vërteton njohje të siteve arkeologjike shqiptare.
- Të ketë përvojë në fushën e gërmimeve intensive arkeologjike së paku 3 vjet;
- Të ketë eksperiencë pune në projekte terreni me student.
- Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshope, etj.;
- Të paktën dy refenca nga profesorë të fushës përkatëse;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Dosjet do të dorëzohen pranë laborantes së Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 27/10/2020 – 02/11/2020
Leave a Reply