Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 5 pedagogë si staf akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2020-2021

 


Një pedagog për lëndën “Standartet teknike shtetërore të SIG të Shqipërisë”, Master Profesional “Gis i Aplikuar”, viti i dytë, semestri i parë.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të kenë kategorinë “Doktor i Shkencave” në degë të përafërta me lëndën përkatëse.
  3. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të vecanta:

  1. Të kenë përvojë pune në fushën e gjeoinformacionit dhe në standardet e SIG-ut në Shqipëri.
  2. Të kenë mbrojtur diplomen e Doktoratures me punime në fushën për të cilën konkurohet.
  3. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
  4. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  5. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë.
  6. Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.

           

Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në lëndën “Aspekte sociale të planifikimit hapësinor” Master Profesional “Gis i Aplikuar”, viti i dytë, semestri i parë.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të kenë mbrojtur diplomën në “Master i Shkencave”, “DIND” ose “SHPU” në Gjeografi ose në degë të përafërta me të.
  3. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:

  1. Të kënë kualifikime brenda dhe jashte vendit në fushën e GIS dhe aftësi në përdorimin e Softwareve teknike si ARCGIS, QGIS etj.
  2. Të kenë përvojë të drejtpërdrejtë pune në fushën e gjeoinformacionit.
  3. Të kenë, botime artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën në të cilën kërkohet.

Dy pedagogë për lëndën “Mësuesi dhe etika profesionale” Master Profesional në Mësuesi, viti i dytë, semestri i parë.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të kenë mbrojtur diplomën në “Master i Shkencave”, “DIND” ose “SHPU” në Gjeografi ose në degë të përaferta me të.
  3. Të kenë kategorinë “Doktor i Shkencave” ose të jenë Doktorantë në proces në Gjeografi ose në degë të përaferta me të.
  4. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:

  1. Të kenë përvojë pune thelbësore në fushën në të cilën kërkohet.
  2. Të kenë mbrojtur Doktoraturën ose të jenë në proces të Doktoraturës në fushën përkatëse të lëndës në fjalë ose të afërta me të.
  3. Të kenë botime artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën në të cilën kërkohet.
  4. Të kenë përvojë pune në institucione të lidhura me fushën e etikës së mësuesit.

 

Një pedagog për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në modulin “Gjeopolitika regjionale bashkëkohore” Master Profesional në Mësuesi, viti i dytë, semestri i dytë.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet tëplotësojëkëtokriteretëpërgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të zotërojnë tituj akademik “Profesor” ose “Profesor i Asocuar” në Gjeografi.
  3. Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, si dhe të kenë së paku 3 vite përvojë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade.
  4. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurentë për pedagogë i jashtëmduhet të plotësojë këto kritere të vecanta:

  1. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
  2. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  3. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë në fushën në të cilën kërkohet.
  4. Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listënotash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listënotash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Dëshmi të titujve akademik (fotokopje e noterizuar).
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop.
  7. Dëshmi penaliteti
  8. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  9. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
  10. Fotokopje e mjetit te identifikimit
  11. Vertetim i qendrës së punës ku punon dhe të pages që merr.

Dokumentet pranohen pranë laborantes në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 15.10.2020-22.10.2020. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.

 

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. dr. Romeo HANXHARI

 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *