FHF – Memorandum bashkëpunimi Qendrën Kombëtare të Librit për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta
Më datë 14 tetor 2020, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (FHF) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Marrëveshja e firmosur nga Dekani i FHF-së, Prof. Dr. Sabri Laçi dhe Drejtori i QKLL-së, Alda Bardhyli, synon përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, nxitjen e kulturës së leximit dhe të krijimtarisë ndër të rinj, si dhe promovimin e letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit.
Të dyja palët u dakordësuan për të shkëmbyer botime të institucioneve respektive, organizimin e ligjëratave të hapura me studentë në fushën e librit, ofrimin e ekspertizës të personelit akademik të FHF-së për recensa apo konsulencë, si dhe kryerjen e internshipeve dhe angazhimin e studentëve në projektet e QKLL-së.
Leave a Reply