Renditja e aplikantëve fitues të raundit të parë në FHF, viti akademik 2020-2021
Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të parë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2020-2021, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 02 Shtator deri në 15 Shtator 2020 (kalendari shkarko këtu). Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe. Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:
a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
Ju mirëpresim!
Me poshte gjeni ID-të e maturantëve fitues sipas degëve:
Dega Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore
Dega Gazetari
Dega Gjeografi
Dega Gjuhë-Letërsi
Dega Histori