Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2020-2021 të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, trojet dhe kategoritë e vecanta, shtetas të huaj, cikli i dytë i studimeve.

Udhëzim Nr.15, datë 26.05.2020, Disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar.

Udhëzim Nr. 17, datë 30.07.2019, Disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë”.

Urdhër i përbashkët Nr. 2 datë 02.07.2020, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020-2021” (midis Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar).

Kreu IV/1. Transferimet dhe programet e dyta për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të integruar.

Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, kanë të drejtë të aplikojnë pranë IAL-ve në datat: 02.09.2020 – 13.09.2020

Afatet e përfundimit dhe data e realizimit:

Dokumentacioni i nevojshëm referuar udhëzimit të MASR Nr.10 datë 15.05.2019, i ndryshuar, kreu IV/1 pika 8.

Kreu IV/2, IV/3. Kandidatët nga trojet, kuotat e veçanta dhe shtetas të huaj.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin jetim, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, aplikojnë pranë IAL-ve, në datat: 20.08.2020 – 30.08.2020.

Të gjithë kandidatët shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studime në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në IAL, aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë në datat: 20.08.2020 -30.08.2020.

Afatet e përfundimit dhe data e realizimit:

Dokumentacioni i nevojshëm referuar udhëzimit të MASR Nr.10 datë 15.05.2019, i ndryshuar, kreu IV/2 pika 8 për kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin jetim, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian. Kreu IV/3 pika 5 për kandidatë shtetas të huaj.

 

Kreu IV/4.  Pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master i Shkencave”

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL përkatësisht deri më datë 11.10.2020.

Afatet e përfundimit dhe data e realizimit:

Kreu IV/5. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e ciklit të dytë të studimeve kanë të drejtë të aplikojnë pranë IAL-ve, në datat 06.09.2020-19.09.2020.

 

Shpërnda lajmin: