Për krijimin e faqes së re të Kuvendit të Shqipërisë
Në kuadër të përgatitjeve për krijimin e faqes së re të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendi ka filluar një proces konsultimi me të gjithë strukturat e saj në lidhje me rubrikat, përmbajtjen dhe strukturimin sa më të mirë të mundshëm të informacionit.
Për shkak të rrethanave, konsultimet do të bëhen përmes pyetësorëve online. Pyetësorët janë vënë në dispozicion të studentëve të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në përmirësimin e tij. Kuvendi ka filluar punën me studimin dhe mbledhjen e materialeve për të krijuar strukturën e faqes web, dizajnin si dhe organizimin e çdo rubrike. Janë ndjekur Guidelines for Parliamentary Website hartuar nga Inter-Parliamentary Union (IPU) dhe një përmbledhje të udhëzimeve që ka prezantuar NDI dhe OSBE. Përpos gjithë kontributit të tyre i vlefshëm do ishte dhe sugjerimi i publikut të gjerë për të krijuar një faqe sa më të thjeshtë në përdorim dhe informuese.