Një vizitë pune nga Universiteti i Bristolit i Britanisë së Madhe pranë Departamentit të Gjeografisë
Një grup kolegësh nga Universiteti i Bristolit i Britanisë së Madhe kreu një vizitë pune pranë Departamentit të Gjeografisë të Universitetit te Tiranes. Kolegët anglezë kryejnë studime në terren prej dy vjetësh në Shqipëri dhe janë shume të interesuar për të përfshirë Departamentin e Gjeografisë dhe studentet e tij në këtë kërkim. Në këtë kuadër u bisedua konkretisht për mundësi të shumta bashkëpunimi, përfshirë shkëmbime studentësh dhe pedagogësh, projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore, forcimin e kapaciteteve të laboratorit të GIS, ekspedita te perbashketa ne terren, etj.