FHF lidhur me situatën e krijuar nga termetet
Pasi kemi ndjekur me vëmendje dhe interes të gjitha zhvillimet në FHF lidhur me situatën e krijuar nga termetet, dëshirojmë të përgëzojmë dhe falenderojmë ngrohtësisht:
- Grupin e studentëve të degës Gjeografi, të cilët, më datë 28.11.2019, kontribuuan për grumbullimin e ndihmave dhe shpërndarjen e tyre për të dëmtuarit nga termeti i datës 26.11.2019.
- Grupin e studentëve të degëve Gjeografi dhe Histori, të cilët, më datë 27.11.2019, konceptuan dhe vunë në dispozicion të publikut një aplikacion shumë të dobishëm për identifikimin e subjekteve të dëmtuara nga termeti, dëmeve të shkaktuara dhe të nevojave për ndihmë.
- Grupin e studentëve të degës Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore, të cilët u organizuan në mënyrë shumë dinjitoze, për të ngushëlluar familjen dhe për të marrë pjesë në funeralin e bashkëstudentes së tyre të vitit të parë, Xhesika Biqiku.
- Autoritetet drejtuese dhe çdo anëtar të stafit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të FHF-së për angazhimin me përkushtim dhe pa orar në përballimin e situatës së krijuar nga termetit.
Së bashku dhe solidarë, jemi më të fortë!
Veprime dhe sjellje të tilla na bëjnë krenarë për studentët që kemi dhe njerëzit me të cilët punojmë.
Sinqerisht,
Sabri Laçi