Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë staf akademik me kohë të pjesshme
Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 1 pedagog si staf akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2019-2020, për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në lëndën “Aspekte sociale të planifikimit hapësinor”
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:
- Të kenë mbrojtur diplomën në “Master i Shkencave”, “DIND” ose “SHPU” në Gjeografi ose në degë të përaferta me të.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të veçanta:
- Të kënë kualifikime brenda dhe jashte vendit në fushën e GIS dhe aftësi në përdorimin e Softwareve teknike si ARCGIS, QGIS etj.
- Të kenë përvojë pune në fushën e gjeoinformacionit.
- Të kenë, botime artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën në të cilën kërkohet.
Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 1 pedagog si staf akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2019-2020, për një pjesë të leksioneve dhe seminareve në lëndën “Problemet mjedisore në Shqipërisë”
Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:
- Të kenë kategorinë “Doktor” në Drejtësi ose në degë të përaferta me të.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.
Kandidatët konkurentë për pedagogë i jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të vecanta:
- Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit në fushën e së drejtës mjedisore.
- Të kenë veprimtari shkencore, botime, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e së drejtës mjedisore.
- Të kenë përvojë pune në fushën e së drejtës mjedisore.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Dëshmi të titujve akademik (fotokopje e noterizuar).
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshop.
- Dëshmi penaliteti
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
- Fotokopje e mjetit te identifikimit
- Vertetim i qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr
Afati i dorezimit te dosjeve nga data 28.10.2019-01.11.2019, ora 8:00-16.00