Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit kërkon staf akademik me kohë të  pjesshme

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të  pjesshme nga kategoria asistent lektor, për lëndë si mëposhtë:

  • Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.
  • Redaktim në media. Niveli Bachelor. Viti II
  • Përpunimi i fotografisë de ilustrimi grafik. Niveli Bachelor. Viti II
  • Ligjet për median. Niveli Bachelor. Viti III
  • Praktikë në media 3 Niveli Bachelor. Viti III

 

Lënda: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në shkencat informatike në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli mastër i shkencave në informatikë .
  3. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Të ketë përvojë pune në media, në dizanimin dhe mirëmbajtjen e portaleve të ndryshme
  3. Aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës.
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor

Lënda: Praktikë në media  3

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli mastër i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
  3. Tëzotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë pune në media
  2. Të ketë përvojë pune në mësimdhënie
  3. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  4. Aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës.
  5. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor

 

Lënda: Redaktim në media

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli mastër i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
  3. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përvojë në pune mbi 5 vjet si gazetar në media.
  2. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  3. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.
  4. Të ketë aftësi për të redaktuar produktet mediatike

 

Lënda: Përpunimi i fotografisë dhe ilustrimi grafik Niveli Bachelor. Viti II

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Akademinë e Arteve ose diplomë të ngjashme në shkolla jashtë vendit
  2. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përvojë në pune në media.
  2. Të ketë përvojë pune si menaxher informacioni në media
  3. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  4. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.
  5. Të ketë aftësi për të redaktuar produktet mediatike

 

Lënda: Ligjet për median

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Shkenca Juiridike ose në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli mastër i shkencave
  3. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përvojë në pune në mësimdhënie
  2. Të ketë përvojë pune në profesionin e juristit në fushën e legjislacionit për median
  3. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  4. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Tituj ose grada shkencore (të noterizuara)
  6. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
  7. Fotokopje të mjetit të identifikimit
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , ëorkshop
  9. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  12. Kopje tëbotimeve, artikujve, projekteveshkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes së departamentit.

Përzgjedhja e kandidatëve  fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i dorëzimit së dokumentacionit është nga data 17.10.2019

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *