Agjendë për ditën e parë të mësimit, viti akademik 2019-2020
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2019-2020, në Fakultetin tonë, po paraqesim grafikun e mëposhtëm për organizimin e ditës së parë (datë 14.10.2019).
Duke ju uruar vit akademik të mbarë studentëve, stafit akademik dhe atij ndihmës, ju bëjmë me dije agjendën sipas departamenteve:
Departamenti Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 10:00, auditori nr. 326, ku do të jetë i pranishëm Dekani i FHF-së, Prof. Dr. Sabri LAÇI.
Departamenti Gjeografisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr. 324, ku do të jetë i pranishëm Dekani i FHF-së, Prof. Dr. Sabri LAÇI.
Departamenti Gjuhës dhe i Letërsisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr 210 ku do të jetë e pranishme zv Dekane e FHF-së, Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj.
Departamenti Historisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr. 313, ku do të jetë i pranishëm dhe Zv. Dekani Prof. asoc. dr. Ermal Baze.
Departamenti Gazetarisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr. 311, ku do të jetë i pranishëm zv Dekani i FHF-së, Dr. Agron Gjekmarkaj.