Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: Shqipëria dhe shqiptarët në proceset integruese


Thirrje për pjesëmarrje në Konferencë 


English

Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës dhe Instituti i Studimeve Evropiane i Universitetit të Tiranës organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull:

SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË PROCESET INTEGRUESE

TERRITORI, SHOQËRIA, EKONOMIA, MJEDISI – 13-14 Dhjetor 2019, Tiranë

Integrimi evropian është një proces që i ka rrënjët në idenë e Evropës së bashkuar por që zhvillohet në një terren ndryshimesh të vazhdueshme lokale, globale, dhe “glokale”. Krahas integrimit madhor në shkallë evropiane, shqiptarët dhe territori janë të përfshirë edhe në procese rajonale apo lokale të integrimit. Synimi strategjik i integrimit për Shqipërinë dhe shqiptarët bashkëshoqërohet me një terësi ndryshimesh në të gjitha fushat e aktiviteti human i cili zhvillohet në sfondin natyror mjedisor. Të gjitha këto procese reflektohen në tiparet shoqërore dhe në ato të zhvillimit ekonomik. Sfidat e procesit të integrimit janë të shumëllojshme, për të gjitha vendet Evropiane. Këto sfida janë më të forta për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kuadër sfidat e Shqipërisë dhe të popullsisë shqiptare në tërësi janë të ndërthurura me tendencat bashkëkohore. Të gjitha proceset që ndërlidhen dhe ndikohen reciprokisht nga proceset integruese kanë nevojë të studiohen në thellësi për të garantuar një proces integrues të qenësishëm dhe rezultativ për ardhmërinë. Këtë studim ndërdisiplinor synon Konferenca e organizuar nga Departamenti i Gjeografisë dhe Instituti i Studimeve Evropiane i Universitetit të Tiranës.

Më poshtë paraqitet vetëm një draft i parë shumë i gjerë i fushave kërkimore të studimit që ne i konsiderojmë të lidhura me këtë Konferencë. Konferenca është e hapur për të gjitha fushat e ekspertizës të lidhura me tematikat e sugjeruara, ndërkohë që Komiteti Shkencor i Konferencës mbetet i hapur për sugjerime të tjera të bazuara në argumenta shkencore.

Konferenca do të ketë një Sesion Posterash i cili do të dedikohet për kolegë që duan të përdorin atë format prezantimi. Ky sesion do të jetë i hapur edhe për studentët e Doktoraturës, për të diplomuarit në Master, dhe për studentët e programit Master në vijim. Punimet e studentëve do të botohen më vete në një botim të posacëm të mbështetur nga fondet për studentët.

Komiteti Shkencor i Konferencës

Shpërnda lajmin: