CLEAN SCORE në vlerësimin e provimeve të studentëve


Departamenti i Gjeografisë i UT filloi gjatë këtij sezoni provimesh përdorimin e metodës CLEAN SCORE në vlerësimin e provimeve të studentëve. Metoda CLEAN SCORE përdor korrigjimin elektronik të testeve, dhe në Shqipëri po mbështetet nga një projekt i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit . Rezultatet e perdorimit ne Departamentin e Gjeografise konfirmuan se metoda është shumë efikase në të paktën dy drejtime: rrit maksimalisht transparencën dhe korrektesën në vlerësim, si edhe rrit përgjegjshmërinë në hartimin e testeve.
Departamenti i Gjeografisë ka percaktuar si objektiv që gjatë vitit akademik 2019-2020 ta përdorë metodën CLEAN SCORE në 30% të provimeve te lendeve te parashikuara ne programin e studimit Bachelor dhe ne programet Master.

Shpërnda lajmin: