Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Kodolányi János në Hungari.
Universiteti pritës: Universiteti Kodolányi János (Hungari) — www.kodolanyi.hu/en
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime
Nivelet e aplikimit: Bachelor dhe Master
Kohëzgjatja: 1 semestër
Katalogu i lëndëve: Konsultoni ofertën akademike KËTU.
Bursa mujore: 800 EUR/muaj për studentët;
Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT);
Kompensimi i udhëtimit: Mbulohet në varësi të distancës (e llogaritur përmes Kalkulatorit të Distancës së BE-së):
| Distanca e Udhëtimit | Kompensimi |
| Midis 100 dhe 499 KM | 180 EUR |
| Midis 500 dhe 1999 KM | 275 EUR |
| Midis 2000 dhe 2999 KM | 360 EUR |
| Midis 3000 dhe 3999 KM | 530 EUR |
| Midis 4000 dhe 7999 KM | 820 EUR |
| 8000 KM ose më shumë |
1100 EUR |
Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Plotësohet vetëm seksioni "Before the mobility" me lëndë të njëjta me ato të semestrit të dytë në fakultetin tuaj. Dokumenti firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.
Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:
Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;
Elektronikisht: Të skanuara në formatin PDF në e-mail-in: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 02 Dhjetor 2026, ora 10:00.
Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .