Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë hap thirrjen për aplikime në kuadër të programit Community Solutions 2027.
Ky është një program intensiv shkëmbimi profesional me kohëzgjatje 12-javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u mundëson pjesëmarrësve zhvillimin e aftësive drejtuese, shkëmbimin e përvojave dhe zgjerimin e rrjeteve të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes punës pranë një organizate amerikane.
Mosha: 27 – 39 vjeç;
Profilizimi: Profesionistë dhe drejtues me përvojë pune në fushat:
Sipërmarrje dhe Inovacion;
Turizëm;
Tregti;
Zhvillim ekonomik vendor.
Grupet e targetuara në UT: Personeli akademik dhe ish-studentët (alumni) që plotësojnë kriteret e moshës dhe përvojës profesionale.
Kohëzgjatja: Praktikë profesionale 12-javore në SHBA.
Afati i fundit për aplikim: 24 Nëntor 2026.
Informacioni i detajuar dhe aplikimi: Informacioni i plotë mbi kriteret e detajuara dhe formulari online i aplikimit gjenden në uebsajtin zyrtar të IREX:
Ftojmë të gjithë pjesëtarët e stafit akademik dhe alumni-t e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë që plotësojnë kriteret, të shfrytëzojnë këtë mundësi të shkëlqyer zhvillimi profesional në SHBA!
Më të fundit