Njoftim për afatin përfundimtar për kryerjen e tarifës së shkollimit për vitin shkollor 2018-2019


Ju rikujtojmë që afati përfundimtar i kryerjes së pagesës së tarifës së shkollimit nga studentët e Fakultetit Histori-Filologji, për të gjitha degët e programet e të dy cikleve te studimit është para sezonit të provimeve të verës (semestrit të dytë). Studentët të cilët nuk do ta kryejnë pagësen nuk do të pranohen në provime.

Më poshtë shkarkoni mandatin për kryerjen e pagesës sipas ciklit dhe vitit përkatës.

Ju rikujtojmë edhe një herë sqarimet e mëposhtme:

– Bazuar në: VKM nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr.288, datë 21.05.2018 “Për miratimin e kufirit maksimal të traifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar, Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) do të paguajnë 50% të tarifës, pra 15,000 lekë.

– Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët i përkasin kategorive përjashtimore dhe janë me mesatare 9-10, sipas VKM nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”, si dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019 “ Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit” nuk do të kryejnë asnjë pagesë për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2018-2019.

– Studentët e Ciklit të Dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) që i përkasin kategorive sociale në nevojë dhe janë me mesatare 9-10, të cilët përfitojnë 50 % ulje të tarifës së shkollimit do të paguajnë 30,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 37,500 lekë për studentët e Masterit Shkencor, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”.

–Studentët e Ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e studentëve që përfitojnë ulje të tarifës, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, do të paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2018-2019: 60,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 75,000 lekë për studentët e Masterit Shkencor.

– Të gjithë studentët duhet të pajisen paraprakisht me faturën e arkëtimit, sipas Urdhrit Nr. 95, datë 11.11.2009 të Ministrisë së Financave, e cila pasi nënshkruhet nga Institucioni një kopje i dorëzohet studentit nga Punonjësja e Informacionit për të kryer veprimet në Alpha Bank. Paraqitja e faturës tatimore është kusht i domosdoshëm për veprimet në bankat e nivelit të dytë. Pas pagesës studentët e dorëzojnë kopjen e mandatit tek Punonjësja e Informacionit, e cila kryen më tej veprimet e dorëzimit në Degën e Financës.

 

Shpërnda lajmin: