3.11.2026

Hapet thirrja e dytë për aplikime për bursa Erasmus+ për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Hitit, Turqi


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes së dytë për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e të gjitha cikleve të studimit (Bachelor, Master dhe Doktoraturë), për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Hitit në Turqi.

Detajet e Mobilitetit

  • Universiteti pritës: Universiteti Hitit (Turqi) [https://hitit.edu.tr/en]

  • Nivelet e aplikimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë (PhD)

  • Kohëzgjatja: 1 semestër (Semestri nis më 08 Shkurt 2027)

  • Fushat e studimit: Shkenca Sociale, Marrëdhënie Ndërkombëtare

  • Katalogu i lëndëve: Konsultoni ofertën akademike KËTU.

Kritere Shtesë për Mesataren (GPA)

  • Niveli Bachelor: Mesatare minimale GPA 2.20 / 4.00 (ose e kuptueshme me të);

  • Nivelit Master & PhD: Mesatare minimale GPA 2.50 / 4.00 (ose e kuptueshme me të).

Mbështetja Financiare dhe Tarifat

  • Bursa: Kompensim mujor dhe mbulim i kostove të udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit origjinës dhe atij pritës):

Distanca e Udhëtimit Kompensimi
Midis 100 dhe 499 KM

180 EUR

Midis 500 dhe 1999 KM

275 EUR

Midis 2000 dhe 2999 KM

360 EUR

Midis 3000 dhe 3999 KM

530 EUR

Midis 4000 dhe 7999 KM

820 EUR

8000 KM ose më shumë

1100 EUR

Për llogaritjen e distancës, referojuni Kalkulatorit të Distancës së BE-së.

  • Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues förjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).

Dokumentet e Nevojshme për Aplikim

  1. CV (në gjuhën angleze ose turke);

  2. Foto biometrike;

  3. Kopje e kartës së identitetit (ID);

  4. Kopje e pasaportës;

  5. Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht/turqisht);

  6. Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht/turqisht; studentët Master dhe PhD duhet të dërgojnë edhe listat e notave të cikleve të mëparshme);

  7. Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose turke);

  8. Certifikatë e gjuhës së huaj (minimalisht niveli B1 në anglisht ose turqisht);

  9. Formulari i aplikimit (Application Form): Shkarko KËTU;

  10. Learning Agreement (Shkarko formatin KËTU).

    • Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the mobility" me lëndët e semestrit të dytë. Dokumenti firmoset nga aplikanti, koordinatori i departamentit, koordinatori i fakultetit dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.

Procedura dhe Afati i Aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:

  • Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;

  • Elektronikisht: Të skanuara përmes e-mail-it në adresën: iro@unitir.edu.al.

Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2026, ora 10:00.

Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara