Universiteti i Tiranës njofton të gjithë studentët e ciklit të parë (Bachelor) dhe të dytë (Master) se është hapur procesi i regjistrimit për ndjekjen e kurseve të gjuhëve të huaja si lëndë ekstrakurrikulare, pa asnjë pagesë.
Në zbatim të Vendimit Nr. 18, datë 19.03.2025 të Senatit Akademik të UT-së, studentët kanë mundësi të regjistrohen në kurset e gjuhëve të mëposhtme:
Gjuhë Turke
Gjuhë Ruse
Gjuhë Bullgare
Gjuhë Kroate
Gjuhë Maqedonase
Gjuhë Greke
Gjuhë Rome
Regjistrimi:
Të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohen duke plotësuar formularin në linkun zyrtar:
Pas konstituimit të grupeve, të gjithë studentët e regjistruar do të njoftohen për ecurinë e mëtejshme të moduleve.
Personat e kontaktit për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm:
Prof. Asoc. Dr. Marsela Likaj (Zv. Dekane)
📧 Email: marsela.likaj@unitir.edu.al |
Ajna Prifti (Kryetare e Degës, Qendra e Gjuhëve të Huaja)
📧 Email: ajna.prifti@unitir.edu.al |
Më të fundit