15.10.2026

Hapet thirrja për bursa Erasmus+ në Universitetin e Studimeve të Mesinës në Itali!

Universiteti i Tiranës fton studentët e tij të aplikojnë për bursa mobiliteti studimor gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin e Studimeve të Mesinës (Università degli Studi di Messina) në Itali.

Detajet e bursës:

  • Nivelet e studimit: Bachelor dhe Master (1 semestër).
  • Mbështetja financiare: 850 EUR/muaj kompensim mujor + mbulim i kostove të udhëtimit sipas distancës (180 – 1,100 EUR).
  • Tarifa e shkollimit: Falas në universitetin pritës.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV & Letër Motivimi (Anglisht ose Italisht)
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti & Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm (të përkthyera zyrtarisht në Anglisht/Italisht)
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Niveli B2 Anglisht ose Italisht, sipas programit)
  • Formular Aplikimi (Application Form)
  • Learning Agreement (seksioni "Mobility Plan") i firmosur nga të gjitha palët.
  • Formati i Learning Agreement i gjeni në linkun https://drive.google.com/file/d/1Ij0lWso7SWSc0JkcTEslp58jk9ohm6Ko/view?usp=sharing

Afati i aplikimit: 04 Nëntor 2026, ora 10:00.

Aplikimi: Dokumentet dorëzohen dorazi pranë Rektoratit të UT-së (Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë) si dhe dërgohen të skanuara në 📧 iro@unitir.edu.al.

Suksese!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara