Njoftim për studentët që përfitojnë bursë si dhe për procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit
1. Studentët që përfitojnë bursë sipas:
-VKM nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studjojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” (i ndryshuar),
-VKM nr. 784, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në VKM nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studjojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”,
-VKM nr.39, datë 23.01.2019 2018 “Për disa ndryshime në VKM nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studjojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, dhe nuk kanë paraqitur dokumentacionin që kërkohet sipas VKM-ve të sipërcituara, ta paraqesin këtë dokumentacion pranë Degës së Financës. Gjithashtu, ata studentë që nuk kanë dorëzuar numrat e llogarive ti çojnë sa më parë pranë Degës së Financës, me qëllim që tu akordohet bursa.
2. Për të realizuar me efektivitet procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2018-2019, Ju rikujtojmë edhe një herë sqarimet e mëposhtme:
– Bazuar në: VKM nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr.288, datë 21.05.2018 “Për miratimin e kufirit maksimal të traifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar, Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) do të paguajnë 50% të tarifës, pra 15,000 lekë.
– Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët i përkasin kategorive përjashtimore dhe janë me mesatare 9-10, sipas VKM nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”, si dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019 “ Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit” nuk do të kryejnë asnjë pagesë për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2018-2019.
– Studentët e Ciklit të Dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) që i përkasin kategorive sociale në nevojë dhe janë me mesatare 9-10, të cilët përfitojnë 50 % ulje të tarifës së shkollimit do të paguajnë 30,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 37,500 lekë për studentët e Masterit Shkencor, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”.
–Studentët e Ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e studentëve që përfitojnë ulje të tarifës, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, do të paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2018-2019: 60,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 75,000 lekë për studentët e Masterit Shkencor.
– Të gjithë studentët duhet të pajisen paraprakisht me faturën e arkëtimit, sipas Urdhrit Nr. 95, datë 11.11.2009 të Ministrisë së Financave, e cila pasi nënshkruhet nga Institucioni një kopje i dorëzohet studentit nga Punonjësja e Informacionit për të kryer veprimet në Alpha Bank. Paraqitja e faturës tatimore është kusht i domosdoshëm për veprimet në bankat e nivelit të dytë. Pas pagesës studentët e dorëzojnë kopjen e mandatit tek Punonjësja e Informacionit, e cila kryen më tej veprimet e dorëzimit në Degën e Financës.
Të gjitha aktet ligjore që kanë lidhje me bursat e studentëve dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2018-2019 janë në faqen zyrtare të FHF: www.fhf.edu.al.
Studentët që kanë paqartësira dhe kërkojnë sqarime të mos hezitojnë të paraqiten pranë Degës së Financës dhe Administratorit të FHF.