Udhëzime për dokumentat justifikuese që duhet të ketë një student në nevojë për të vërtetuar statusin e tij
Bazuar në VKM-në nr. 39, datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar dhe VKM-në nr. 40, datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 269, datë 29.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar” , më poshtë do të gjeni udhëzime për dokumentat justifikuese që duhet të ketë një student në nevojë për të vërtetuar statusin e tij.
Afati i pranimit të kërkesave të studentëve 2018-2019 është data 18.02.2019.