Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të parë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2026-2027, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore të FHF-së për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit ku janë shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë nga data 26 Gusht deri më 8 Shtator 2026.
Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48–orëshe (14 ditë në total). Në rast të mosregjistrimit brenda afatit 48-orësh në programin ku jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program për këtë raund.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
Dokumenti i identifikimit: Kartë identiteti ose pasaportë (në dosje dorëzohet vetëm fotokopja).
Dëftesa / Diploma: Kopja e diplomës (me vulë elektronike/ose e noterizuar nëse është e viteve të mëparshme) së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave (ose dëftesa/diploma e fituar jashtë vendit e njësuar në MASR).
Mandati i pagesës dhe deklarata: Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit) dhe deklarata që plotësohet e nënshkruhet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore.
Aplikantët që nuk janë brenda vijës së kuqe udhëzohen të mbeten në pritje, pasi do të lirohen kuota gjatë fazave të regjistrimit sepse kandidatë të caktuar shpallen fitues njëkohësisht në disa degë.
Më poshtë gjeni ID-të e maturantëve fitues sipas degëve:
Ju urojmë suksese!
Më të fundit