Forumit “Humanities” me regjisorët Rubert Budina dhe Kastriot Çipi


Ditën e Mërkurë në Fakultetin Histori-Filologji u zhvillua takimi i radhës i Forumit ‘Humanities’. Me regjisorët e ftuar, Rubert Budina dhe Kastriot Çipi dhe pjesëmarrjen aktive të pedagogëve dhe studenteve te fakultetit diskutimi u përqëndrua sidomos tek reagimi i mbi vendimin e parlamentit dhe qeverisë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Të ftuarin Budina dhe Çipi ndanë me auditorin tërë eksperiencën e tyre dhe të gjithë kundërshtinë që ka shoqëruar një vendmarrje të tillë. Në diskutim theksi u vendos mbi motivimin që grupe të ndryshme të shoqërisë dhe sidomos studentët duhet të kenë për të reaguar ndaj problemeve që sjell vendimarrje që nuk orientohet drejt interesit e të mirës publike.

Shpërnda lajmin: