Departamenti i Gjeografisë kërkon 2 pedagogë si staf akademik “Lektor” me kohë të pjesshme


Departamenti i Gjeografisë i UT kërkon të punësojë 2 pedagogë si staf akademik “Lektor” me kohë të pjesshme për vitin akademik 2018-2019.     

Lëndet që do të zhvillojë janë per programin e studimit Master në “GIS i aplikuar”: “Përfitimi i të dhënave Hapësinore (GNSS+RS)”, “Modelimi dhe analizat hapësinore”

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të  përgjithshme:

  1. Të kenë titullin “Doktor” ose ekuivalente me të në degën Gjeografi ose GIS.
  2. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vënde të tjera, dhe të mos kenë hetim të hapur.

Kandidatët konkurentë për pedagogë të jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të vecanta:

  1. Të kenë mbrojtur diplomen (Master i Shkencave dhe Doktoraturen) me punime në fushën për të cilën konkurohet.
  2. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte Shqiperise.
  3. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë ne fushen ne te cilen konkurohet.
  5. Të zotërojë të paktën edhe një gjuhë të huaj perëndimore.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Dëshmi të titujve akademik (fotokopje e noterizuar).
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop.
  7. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës.
  8. Dëshmi penaliteti
  9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  10. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
  11. Fotokopje e mjetit te identifikimit
  12. Vertetim i qendrës së punës ku punon dhe të pagës.

Afati i dorëzimit të dokumentave 12.11.2018-19.11.2018. 

Shpërnda lajmin: