Lajmërim për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Historisë
Kritere të përgjithshme për pedagoge të jashtëm në Departamentin e Historisë
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo vende të tjera, të mos kenë hetim të hapur, si dhe të mos jenë nën efektin e masave disiplinore.
- Nota mesatare e studimeve bazë të jetë e lartë.
- Kandidati duhet të disponojë diplomë në fushën që korrespondon me lëndën, ku mund të angazhohet.
- Publikimet shkencore në fushën akademike të lidhen me disiplinën, ku mund të angazhohet.
- Përvojë në mësimdhënie universitare, jo më pak se tre vjet.
- Njohuri të certifikuara në gjuhën angleze, niveli B2.
Kritere specifike për pedagoge të jashtëm në departamentin e historisë
Kandidati konkurrent preferohet me këto kritere te veçanta:
- Të ketë formim akademik ne fushën e historisë , shkencave politike, jurisprudencës .
- Të ketë mbrojtur Masterin dhe Doktoratën ne histori ose një prej fushave e lartpërmendura.
- Të këtë botime ( referime artikuj) ne konferenca shkencore ne fushën e historisë shkencave politike apo marrëdhënieve ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.
- Të ketë përvoje te dokumentuar pune si mësimdhënies ne fushat e sipërpërmendura ne Universitetin Publik ose ne ato private.
- Të ketë kualifikime postmaster ne UT ose universitete perëndimore te vendeve te OECD
- Të ketë njohuri shume te mira ne programe kompjuterike baze
- Të marri te paktën 2 (dy) referenca nga profesorët e fushave përkatëse