Departamenti i Gjuhës Shqipe kërkon staf akademik me kohë të pjesshme
Departamenti i Gjuhës Shqipe kërkon staf akademik me kohë të pjesshme (kategoria asistent lektor) për lëndë sintaksë, morfologji, kulturë gjuhe etj.:
a). Kritere të përgjithshme:
1. Të ketë gradën “doktor” ose të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e gjuhësisë (gjuhësi e sotme ose historike) në FHF, në UT
2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b). Kritere te veçanta:
1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
2. Të ketë mbrojtur temë nga fusha e gjuhësisë
3. Të ketë aftësi për të drejtuar dhe nxitur diskutimin në seminare me tema gjuhësore.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë me shkrim
2. Curriculum vitae
3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop
6. Të paktën dy refenca nga profesor të fakultetit përkatës
7. Dëshmi penaliteti
8. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
9. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laboranteve të departamenteve.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit së dokumentacionit është nga data 10.10.2018-16.10.2018