Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon të punësojë staf akademik me kohë të pjesshme si asistent lektor


Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor, për  lëndë si më poshtë:

  • Prehistoria dhe protohistoria e Shqipërisë
  • Sitet arkeologjike në Shqipëri
  • Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore
  • Konservimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore
  • Histori Arti
  • Hyrje në Trashëgimi Kulturore
  • Trashëgimia kulturore jomateriale

Lëndët: Prehistoria dhe protohistoria e Shqipërisë dhe Sitet arkeologjike në Shqipëri.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e Historisë, Arkeologjisë, në FHF, në UT.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Të ketë mbrojtur temë nga fusha e prehistorisë shqiptare
  3. Të ketë kryer studime në fushën e prehistorisë Shqiptare
  4. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionion e kohës.
  5. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare me tema historike.

Lënda: “Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore”

 a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e historisë/arkitekturë/urbanistikë/juridik.

      2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi  9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.

  1. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.

      4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

   b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë diplomë juridike;
  2. Të ketë përvojë pune në institucionet e Trashëgimisë Kulturore.
  3. Të ketë përvojë të dokumentuar në administrimin e pasurisë kulturore
  4. Aftësi komunikuese.
  5. Të ketë përvojë në mësimdhënie.

Lënda: Konservimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Histori Arti (Pikturë, Skulpturë);
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5;
  3. Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare
  3. Të ketë jo më pak se katër vite përvojë në fushën e konservimit
  4. Të ketë aftësi komunikuese për të punuar në grup
  5. Të ketë kualifikime profesionale që lidhen me Konservimin objekteve të Trashëgimisë Kulturore (Veprave të Artit, objekteve Arkeologjike)

Lënda: Histori arti

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Trashëgimi Kulturore, Histori Arti (Pikturë, Skulpturë);
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë aftësi komunikuese.
  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie.
  3. Të ketë botuar në çështje që lidhen me historinë e artit shqiptar.

Lënda: Hyrje në Trashëgimi Kulturore

a) Kritere të përgjithshme

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në si Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Histori Arti;
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8,5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkenor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të, nota mesatare duhet të jetë mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës prerë nga Gjykata.

b) Kritere të veçanta

  1. Të ketë përvojë në studimin dhe administrimin e elementeve të veçantë të Trashëgimisë Kulturore;
  2. Pjesëmarrje në konferenca shkencore mbi çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore. (materiale dhe jomateriale)
  3. Të ketë aftësi komunikuese.
  4. Të ketë përvojë në mësimdhënie.

Lënda: Trashëgimia kulturore jomateriale

a) Kritere të përgjithshme

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në fushat e Trashëgimisë Kulturore, Arkeologji, Etnologji;
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8,5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkenor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të, nota mesatare duhet të jetë mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës prerë nga Gjykata.

b) Kritere të veçanta

  1. Të ketë botuar në çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore.
  2. Pjesëmarrje në konferenca shkencore mbi çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore (materiale dhe jomateriale).
  3. Të ketë aftësi komunikuese.
  4. Të ketë përvojë në mësimdhënie.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Vërtetim nga qendra e punës ku punon;
  4. Fotokopje e pasaportës apo kartës së identitetit;
  5. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  6. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshop;
  8. Të paktën dy refenca nga profesor të fakultetit përkatës;
  9. Dëshmi penaliteti;
  10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  11. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laboranteve  të departamenteve.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i dorëzimit së dokumentacionit për lëndët Prehistoria dhe protohistoria e Shqipërisë, Sitet arkeologjike në Shqipëri dhe Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore është nga data 27.09.2018-05.10.2018 ndërsa për lëndët Konservimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore, Histori Arti, Hyrje në Trashëgimi Kulturore dhe Trashëgimia kulturore jomateriale është nga data 05.10.2018-12.10.2018.

Shpërnda lajmin: