Një grup prej 9 kolegë profesorësh dhe 8 doktorantësh nga Universiteti i Pécs-it, Hungari, kryen me sukses një vizitë 10-ditore studimore në terren, mbështetur nga programi Pannonia. Në këtë kuadër, në Departamentin e Gjeografisë të FHF-së të UT-së, u mbajt aktiviteti “Round Table Discussion” me titull “Regional - Development - Political - Geography” me fokus në metodikën e studimit në terren dhe bashkëpunimin afatgjatë mes dy departamenteve. Kolegët hungarezë u pritën nga Dekani i FHF-së, Prof.dr. Mark Marku, si dhe zhvilluan diskutime me pedagoget e Departmentit te Gjeografise dhe me studentë të nivelit Master dhe Doktoraturë të FHF-së, UT. Përfundimi nga të dy palët ishte se perspektiva konkrete e bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen më të afërt duket e shkëlqyer.
Më të fundit