17.4.2026

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran

📣🇹🇷Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran - Erasmus code (TR KIRSEHI01), në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, Project number (2024-1-TR01-KA171-HED-000226341).

🎯Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin Kırşehir Ahi Evran, në Turqi.

https://erasmus.ahievran.edu.tr/

📌Llojet e mobilitetit:

▫Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

ℹMobiliteti mund të kryhet në një prej dy javëve të para të muajit Maj, ose në javën e parë të muajit Qershor 2026.

📌Fushat e shkëmbimit:

▫Ekonomiks;

▫Manaxhim dhe Administrim;

▫Literaturë dhe Linguistikë;

▫Histori dhe Arkeologji;

▫Gjeografi;

▫Matematikë;

▫Shkenca politike.

👉Për më shumë informacion referohuni linkut: https://ahisinav.ahievran.edu.tr/ https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en

📌Bursat përfshijnë:

▫Kompensim ditor (148 Eur/ditë);

▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

▫CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;

▫Kopje e Pasaportës;

▫Letër motivimi (në gjuhën angleze);

▫Vërtetim punësimi;

▫Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

▫Plani i mobilitetit për Mësimdhënie;

👉Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni këtu... 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

ℹAfati për aplikim: 24 Prill 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara