30.3.2026

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Cordobas, Spanjë

?Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Cordobas, Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026 - 2027.

https://www.unibo.it/it

?Llojet e mobilitetit përfshijnë:

??Shkëmbimin e studentëve për studime;

?Kohëzgjatja e bursave:

??Bachelor (1 semestër);

??Master (1 semestër);

?Fushat e studimit:

?Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:

https://www.uco.es/grados/modulos-bilingues...

?Bursat përfshijnë:

??Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

??Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

?Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

?Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:

??CV;

??Kopje e Pasaportës;

??Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

??Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

??Letër motivimi (gjuhën angleze / spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

??Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

??Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

?Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

?Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

??CV;

??Kopje e Pasaportës;

??Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

??Diplomë Bachelor;

??Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

??Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

??Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

??Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

??Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

?Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

??Afati për aplikim: 10 Prill 2026, ora 10:00.

?Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

?Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

?Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!on suksese në aplikim!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara