18.04.2024

Panairi i Punës 2024


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizuan “Panairin e Punës 2024”, tashmë në vitin e tretë të realizimit të tij.

Panairi synoi të afrojë studentët me tregun e punës, duke i njohur me oferta për praktika profesionale dhe mundësi punësimi nga 45 kompani dhe institucione publike e private, të përzgjedhura sipas profileve të programeve të studimit.

Në fjalët përshëndetëse, zv.dekania Prof.asoc.Dr. Elsa Skënderi Rakipllari theksoi rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit mes universitetit dhe tregut të punës në një kohë ndryshimesh të shpejta teknologjike, ndërsa dekania Prof.asoc.Dr. Esmeralda Kromidha vlerësoi vazhdimësinë e bashkëpunimit me bizneset dhe përafrimin e programeve të studimit me nevojat reale të tregut.

Të dyja drejtueset falënderuan stafet akademike dhe administrative, si dhe Zyrat e Këshillimit të Karrierës për organizimin e suksesshëm të aktivitetit, i cili u mirëprit me entuziazëm nga studentët.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara