29.4.2022

Java e Këshillimit të Karrierës, edicioni i parë


Java e Këshillimit të Karrierës, edicioni I, e zhvilluar në datat 24–29 prill 2022, trajtoi tema të ndryshme nga specialistë të fushave të ndryshme, me synimin për të ndihmuar studentët në përshtatjen sa më të mirë me tregun e punës.

Lektorët e ftuar për trajnim ishin ekspertë dhe profesionistë të spikatur, nga vendi e tw huaj, të cilët u ndalën në tematika të rëndësishme të orientimit në karrierë dhe në tregun e punës, si: orientimi drejt punësimit, hartimi i CV-së dhe letrës së motivimit, intervista e punës dhe teknikat përkatëse, evolucioni i tregut vendas dhe të huaj të punës si dhe kompetencat e kërkuara, financimi i ideve të të rinjve dhe aftësitë e lidershipit, internshipet dhe puna vullnetare, si edhe seanca informuese për profesionet e rregulluara (mësuesia).

Gjatë Javës së Këshillimit të Karrierës, edicioni I, u trajnuan rreth 110 studentë nga 10 lektorë të ftuar, shqiptarë dhe të huaj, profesionistë të njohur në fushën e Këshillimit të Karrierës, Burimeve Njerëzore dhe njohës të tregut të punës.

Java e Këshillimit të Karrierës u realizua nën kujdesin e zv.dekanes Dr. Elsa Rakipllari dhe përgjegjëses së Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Msc. Blerina Gega.

Në përfundim të javës, studentët u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara