Studentët e gjashtë programeve Bachelor u njohën nga afër me shërbimet dhe mundësitë që ofron Zyra e Këshillimit të Karrierës, duke marrë informacion të detajuar mbi orientimin profesional, këshillimin individual, praktikat profesionale dhe përgatitjen e dokumentacionit për tregun e punës, përfshirë hartimin e CV-së dhe letrës së motivimit.
Gjatë kësaj jave, ata u informuan gjithashtu mbi funksionimin e departamenteve dhe laboratorëve përkatës, shërbimet e sekretarisë mësimore, aksesin në Bibliotekën e Fakultetit, procedurat për tarifat dhe bursat, si edhe hapjen dhe administrimin e postës universitare.