Studentët e viteve të para të nivelit Bachelor patën mundësinë të njihen nga afër me Zyrën e Këshillimit të Karrierës, ku morën këshilla mbi zhvillimin profesional, mundësitë për praktikë dhe mënyrën e përgatitjes së dokumenteve të karrierës.
Gjatë javës së informimit, studentët eksploruan laboratorët dhe shërbimet e departamenteve, sekretarinë mësimore dhe bibliotekën e fakultetit. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mundësi për orientim, por edhe një mirëseardhje e ngrohtë për studentët e rinj në komunitetin tonë akademik, duke krijuar lidhje të reja dhe duke i ndihmuar ata të ndihen pjesë e Fakultetit që nga dita e parë.