Hapet Thirrja për Aplikime për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos të Shkencave të Aplikuara, në Hungari, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2017-2018

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos të Shkencave të Aplikuara, në Hungari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2017-2018.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor/Master (4 muaj);

Fushat e studimit:

-Studime Ndërkombëtare;

-Studime Sociale;

-Studime Kulturore;

-Shkenca Humane;

-Turizëm;

-Biznes;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Hungarisht B1 në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Kodolanyi Janos lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

-Application form. Për të shkarkuar formatin e Application form klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.kodolanyi.hu/images/tartalom/File/kulugy/erasmus_application_form(1).pdf

Për t’u njohur me programin e studimit ju lutemi vizitoni http://www.kodolanyi.hu/en

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti në programin master;

– Diploma e Bachelor; (në mungesë të diplomës vërtetim i përfundimit të studimeve bachelor)

– Listë notash e programit bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e programit master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Hungarisht B1 në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Kodolanyi Janos lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

-Application form. Për të shkarkuar formatin e Application form klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.kodolanyi.hu/images/tartalom/File/kulugy/erasmus_application_form(1).pdf

Afati për aplikime për bursa për studentët e nivelit Bachelor/Master: 10 Dhjetor 2017

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e e-mail: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Shpërnda lajmin: