15.01.2026

FHF organizoi “Erasmus+ Info Days”


Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë u organizua aktiviteti “Erasmus+ Info Days”, një iniciativë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, e Rektoratit të Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ofrimi i informacionit të qartë dhe të drejtpërdrejtë mbi mundësitë e mobilitetit Erasmus+, procedurave të aplikimit, përfitimeve akademike, si dhe ndërgjegjësimi i studentëve mbi mundësitë që ofron ky program.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga të gjitha programet e studimit, të cilët shprehën interes të veçantë lidhur me procedurat e aplikimit dhe mundësitë e përfshirjes në program.

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian që nxit studimet, trajnimet, praktikat dhe shkëmbimet akademike gjatë periudhave të ndryshme të studimit jashtë vendit.


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara