28.6.2024

Ekspozitë-atelie e organizuar në kuadër të projektit “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillit të Evropës në Web”


Në kuadër të projektit “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillit të Evropës në Web” (titulli original “EXITINCULTWEB - Faciliter et Soutenir l'Extension des Itinéraires Culturels du Conseil de l'Europe sur le WEB”), mbështetur nga AUF - Agjensia Universitare e Frankofonisë (AUF – Agence Universitaire de la Francophonie), u mbajt në komunën e Ulqinit ekspozita-atelie e organizuar nga anëtarët ulqinakë të grupit të punës së projektit. Në aktivitet mori pjesë edhe grupi i punës i Universitetit të Tiranës, i drejtuar nga Prof. Dr Sokol Axhemi dhe Prof. Dr Romeo Hanxhari. Diskutimet u përqendruan tek metodat modern të evidentimit dhe promovimit të burimeve unike natyrore dhe kulturore të Ulqinit, duke u fokusuar tek potenciali i integrimit institucional në itineraret kulturore tashmë të certifikuara nga Këshilli i Evropës. Aktiviteti shërbeu gjithashtu për të rishikuar strategjitë e zbatimit, duke paraparë bashkëpunime me aktorë lokalë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të itinerareve. Duke u përqendruar në integrimin e tyre në infrastrukturën turistike dhe arsimore të rajonit, anëtarët e projektit diskutuan mënyra konkrete për të ndërgjegjësuar komunitetet vendore dhe për të forcuar rolin e Ulqinit si destinacion kulturor.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara