🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. http://www.ugr.university/
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;
▫Doktoraturë;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫1 semestër
📌Fushat e studimit:
👉Klikoni linkun: https://ugrcat.ugr.es/en/
📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
▫CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫Listë notash (për studentët Master / PhD duhen përcjellëedhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
👉Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut: https://internacional.ugr.es/.../KA107_proySEPIE_2022-1...
▫*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...
ℹAfati për aplikim: 30 Tetor 2025
📄Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit