12.08.2025

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: Sfidat kryesore të menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas direktivave dhe rregulloreve të BE


Humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemeve janë sfida globale, që ndihen edhe në Shqipëri. Megjithëse Shqipëria ka bërë përparime në rrugën e saj drejt integrimit në BE, përafrimi i legjislacionit për mjedisin dhe menaxhimin e Zonave të Mbrojtura (ZM) mbetet një çështje kyçe. Në këtë kontekst, Moduli Jean Monnet ALPAsEU – Zonat e Mbrojtura Shqiptare në Kuadër të Integrimit në BE, gjatë tre viteve ka ndërtuar kapacitete akademike dhe profesionale për të adresuar këtë sfidë.

Konferenca përmbyllëse e këtij Moduli synon të sjellë së bashku studiues, ekspertë, përfaqësues të institucioneve, organizata të shoqërisë civile dhe studentë për të diskutuar sfidat dhe rrugët drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ZM-ve shqiptare sipas standardeve europiane dhe siç parashikohen në Direktivën e Habitateve, Direktivën e Shpendëve, Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Strategjinë për Biodiversitetin 2030.


Për më shumë informacion klikoni linkun...

For further information click here...

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara