Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin K?r?ehir Ahi Evran, në Turqi


?Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin K?r?ehir Ahi Evran, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026. https://www.ahievran.edu.tr/en/

?Llojet e mobilitetit përfshijnë:

?Shkëmbimin e studentëve për studime;

?Nivelet e mobilitetit për studentët:

?Bachelor;

?Kohëzgjatja e bursave:

?1 semestër;

Studentët e nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht një mesatare 2.2 / 4.

?Fushat e studimit:

?Ekonomiks;

?Manaxhim dhe Administrim;

?Literaturë dhe Linguistikë;

?Histori dhe Arkeologji;

?Gjeografi;

?Matematikë;

?Shkenca politike.

?Për më shumë informacion referohuni linkut: https://ahisinav.ahievran.edu.tr/ https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en

?Bursat përfshijnë:

?Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

?Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

?Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link: http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

?Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

?CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);

?Kopje e Pasaportës;

?Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

?Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

?Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;

?Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);

?*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.

?Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

?Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

?CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);

?Kopje e Pasaportës;

?Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

?Diplomë Bachelor;

?Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

?Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

?Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

?Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);

?Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.

?Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

?Afati për aplikim: 11 Korrik 2025.

?Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

?Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

?Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara