Mbi mënyrën e funksionimit për marrjen e vërtetimeve të ndryshme për studentët


Nga ora 10:00 – 12:00 të depozitohen në Zyrën e Informacionit të gjitha kërkesat për vërtetime dhe lista notash të shoqeruar me mandat pagesën përkatëse të kryer ne Alfa Bank.

Kërkesa për vërtetime të thjeshta duhet të përmbajë emrin e studentit, degën dhe vitin në të cilin ai studion dhe qëllimin e kërkesës (për pension, konvikt, biblioteke fakulteti, bibliotekë kombëtare, abone, bursë, dokument).

Studentët që janë në proces studimi do të pajisen me listë notash vetëm në përfundim të studimeve të tyre.

Kërkesat për lista notash të studentëve që kanë përfunduar studimet në vite të ndryshme duhet të përmbajnë emrin e studentit, degën dhe vitet në të cilat ai ka kryer këto studimet.

Punonjësi i infomacionit i shpërndan këto kërkesa në zyrat përgjegjëse.

Në orën 13.30 punonjesi i informacionit i mbledh vërtetimet nga zyrat përgjegjëse për lëshimin e tyre dhe i sjell në Dekanat për vulë.

Dy ditë pasi është depozituar kërkesa për vërtetime të thjeshta, nga ora 14.00-15.00 të interesuarit i tërheqin vërtetimet në Zyrën e informacionit. Ndërsa për listat e notave tërheqja e tyre bëhet pas pesë ditëve nga depozitimi i kërkesës nga ora 14.00-15.00.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë | Rr. Elbasanit, Tiranë | Tel: (+355 4) 2369664

Shpërnda lajmin: