Programi Master Profesional


Programet e studimit Master profesional në Mësuesi dhe Arkivistikë përbëhen nga 120 kredite (katër semestra). Studentët e Masterit profesional në Mësuesi duhet të plotësojnë 26 kredite në disiplina të shkencave të edukimit. Leksionet në këto disiplina zhvillohen nga pedagogë të departamentit të psikologji-pedagogjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale. Ky fakultet mbulon disiplinat e shkencave të edukimit për të gjitha masterat profesionale në mësuesi që organizohen nga fakultetet e ndryshme të Universitetit të Tiranës. Metodat e mësimdhënies së lëndëve specifike (Histori dhe Gjeografi), si dhe shprehitë gjuhësore dhe të komunikimit (Teknologjitë e komunikimit dhe etika e profesionit) përbëjnë 19 kredite të planit mësimor të Masterit profesional. Studentët duhet të plotësojnë 15 kredite në formimin akademik në një disiplinë shtesë dhe 10 kredite në lëndë me zgjedhje. Praktika mësimore në shkollat e mesme dhe punimi i diplomës kanë respektivisht nga 10 kredite.

Titulli i Diplomës është që përfiton studenti është:

  1. Master Profesional Mësuesi në Histori;
  2. Master Profesional Mësuesi në Arkivistikë.
Shpërnda lajmin: