Universitetet hapen më 16 janar 2017

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017″, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nëse nuk do të ketë një urdhër të ri, universitetet do të hapin dyert në datën 16 janar 2017.

 

Shpërnda lajmin: